Reperit të njohur Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy në orët e para të mëngjesit të sotëm iu vendos tritol në ambientet e lokalit të tij në Durrës.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 4.24 minuta në një butik të marrë me qira që rezulton në emër të babait të Noizyt.
Sipas News24 në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr dy dite me parë, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.
g.kosovari