Një grua u gjet e vdekur në Drama të Greqisë. Ajo gjendej në dhomën e ndenjes e pajetë. Pak metra më tutje në banjë u gjet i vdekur dhe burri i saj.
Hetimi policor zbulon se bashkëshorti i saj 60-vjeçar dyshohet se ka vrarë gruan e tij 59 vjeçare në dhomën e ndenjes dhe më pas i ka dhënë fund jetës në banjë.
Bëhet fjalë për një çift rreth 60 vjeç, me dy vajza të rritura. Siç raporton noa.al, burri kishte vrarë gruan me armë gjahu dhe gjithë natën kishte qëndruar pranë trupit të saj. Në mëngjes ishte mbyllur në banjë ku ia kishte hequr dhe vetes.
Kryebashkiaku i Prosotsani në Drama, Teodor Athanasiadi, tregon se “gruaja i kishte thënë 60 vjeçarit se donte të largohej këtë të martë dhe të divorcohej. Ai me sa duket nuk e duroi dot dhe bëri atë që bëri”.
Sipas kryebashkiakut, “burri vrau gruan e tij me një karabinë në dhomën e ndenjjes dhe u vetëvra në banjë”.
“Madje, çelësat e shtëpisë i kishte lënë jashtë, që t’i gjenin. Me fjalë të tjera, duket se gjithçka e kishte planifikuar”.
Burri nuk ka dalë nga shtëpia. Ai qëndroi zgjuar gjithë natën pranë trupit të pajetë të gruas së tij dhe thirri një mik herët në mëngjes. Me të ardhur ai, i tregoi gjithçka që i kishte paraprirë por edhe synimin për t’i dhënë fund jetës. Menjëherë pas kësaj ai kreu vetëvrasje dhe u gjet i vdekur në një pellg gjaku.
Burri ishte një biznesmen i njohur në fushën e kateringut si në Prosotsani ashtu edhe në qytetin e Dramës, ku mbante një lokal prej vitesh.
/e.d