“Ambasadorja” e Berishës prane Trump, Evi Kokalari thotë se PD shumë shpejt do të vijë në pushtet tani që sipas saj është rithemeluar.
E shfaqur ne menyre te papritur dhe direkt krah Sali Berishës muajt e fundit si “konservatore” e ardhur nga SHBA, Kokalari tregon se ka luftuar pisllëkun në parti për të mbrojtur një qelibar si Flamur Noka.
Për të festuar këtë sukses të madh dhe për t’ja ngritur demokratëve motivin, ajo ka zgjedhur të pozojë majë gomones me një flamur amerikan në dorë.
“Klani i Belind Këlliçit që janë në Këshillin Kombëtar, ka tre ditë që më sulmon në format më të shëmtuara, me shpifje mbi moralin dhe integritetin tim.
I mirëpres!!
Pislliku dhe degjenerimi juaj është arsyeja që luftova me gjithë shpirt për t’ju prerë rrugën, dhe ja arrita.
Ngushëllime!
PD-ja ecën përpara me njerëz dinjitoz në krye.
Së shpejti në pushtet!!”, shkruan Kokalari ne nje postim ne rrjetin social./m.j