Rover Curiosity ka gjetur në Mars një formacion shkëmbor shumë interesant që dallon nga peizazhi i zakonshëm i Planetit të Kuq.
Mes rërës dhe gurëve në Kraterin Gale, ai fotografoi disa kulla guri të shtrembëruara. Këto thumba sedimentare duken si rrjedha të ngrira uji të derdhur nga ndonjë shtambë e padukshme në qiell, shkruan sciencealert.
Shkencëtarët besojnë se është një material i ngjashëm me çimento që dikur mbushte të çarat e shkëmbinjve të lashtë. Ndërsa shkëmbi gradualisht gërryhej, strukturat dredha-dredha të materialit kompakt mbetën prapa.
Curiosity i filmoi këto struktura guri më 17 maj. Sado të pazakonta që mund të duken, objekte të ngjashme mund të gjenden në Tokë. Gjeologët zakonisht i quajnë “kulla” të tilla të larta të formuara pas erozionit të shkëmbinjve “hoodoo”.
Sidoqoftë, “kullat” në Mars duken shumë të paqëndrueshme në krahasim me “hoodoos” që gjejmë në planetin tonë. Por ekzistenca e tyre tregon se si mund të dukeshin kushtet e lashta në Planetin e Kuq. Gjegjësisht, ekspertët besojnë se krateri Gale në të kaluarën e lashtë ishte në fakt shtrati i liqenit.
Edhe pse ky krater nuk është plotësisht i sheshtë, këto “kulla” të çuditshme shkëmbore dallohen nga pjesa tjetër e mjedisit. Lartësia e tyre nuk dihet për momentin.
/e.d