Në Amsterdam, në datat 30 dhe 31 Maj është mbajtur një nga konferencat më të rëndësishme përsa i perket fushës së Prokurimeve Publike. Ky evenimet i rëndësishëm u organizua nga Open Contracting Partnership në bashkëpunim me Qeverinë Hollandeze dhe Open State Foundation. Në këtë konferencë kishte një numër të lartë pjesëmarrësish personalitete nga Bashkimi Europian të fushës së prokurimeve dhe ekonomisë, znj. Alexandra van Huffelen Ministre për Digjitalizimin e Holandës, profesorë të fushës së prokurimeve publike nga universitetet më të spikatura në Bashkimin Europian, drejtues të organizatave të shoqërisë civile në nivel ndërkombëtar si dhe gazetar të transparencës. Në këtë konferencë k ishte dhe Shqipëria e cila perfaqesohej nga kryetari i Komisionit Prokurimit Publik, z. Jonaid Myzyri. Linku – http://open-procurement.nl/#agenda
Temat e kësaj konference lidheshin mbi i fushat e transparencës, teknologjisë dhe inovacionit në fushën e prokurimit publik, ku sipas Open Contracting Partnership, të gjitha këto janë në thelb të planeve të rimëkëmbjes së vendeve të BE-së.
Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Prokurimit Publik z. Myzyri theksoi se “duke përdorur standardet e reja të publikimit bazuar në parimet e OECD-së, KPP synon të promovojë transparencën si mjetin për të përmirësuar më tej sistemin e prokurimit në Shqipëri. Kjo reformë e vazhdueshme e dixhitalizimit është vlerësuar nga SIGMA-OECD, duke e renditur Shqipërinë dhe Komisionin e Prokurimit Publik në vendin e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe me gjërë.”