Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë sot në Tiranë nga Raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer, në lidhje me Sali Berishën.
Bardhi shkruan se Gjermania e bëri të qartë se nuk do të ketë bashkëpunim me PD-në e drejtuar nga Berisha, dhe ky i fundit e ka futur këtë forcë politike në një rrugë pa krye.
“Babi Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demokratët që qëndrimi i Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, është personal.
Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer konfirmon se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur nongrata nga SHBA për korrupsion madhor.
Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ai e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombetarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi në Twitter./m.j