Një pjesë e Italisë do të jetë e “përfaqësuar” vjeshtën e ardhshme në Katar, në funksion të Kampionatit Botëror. Pavarësisht se kombëtarja axurre është eliminuar turpshëm nga Maqedonia e Veriut në “play off”, pak nuanca blu do të jenë të pranishme në Doha.
Fjala është për një nga statujat më ikonike në historinë e futbollit, që tashmë ka hyrë në imagjinatën kolektive, kur bëhet fjalë për finalet e Botërorit; goditja me kokë e Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzi në Berlin, më 2006.
Pra, ka përfunduar “karantina” për statujën, e cila përfaqëson momentin perfekt në të cilin ‘10’ francez godet me kokë në gjoks mbrojtësin blu. Një përplasje që bëri histori dhe ngjalli pa fund diskutime. Një “izolim” i kësaj statuje që zgjati shumë, gati dhjetë vite.
Ishte viti 2013 kur u hoq nga bregu i Dohas, u largua nga vështrimi i njerëzve. Fshehja e asaj strukture prej bronzi, pesë metra e lartë, gjithashtu shkaktoi kritika dhe polemika të egra, të lidhura m ‘censurën’. Një skulpturë e lindur nga ideja e një artisti të ri me origjinë algjeriane dhe që bëri paraqitjen e parë të rëndësishme në vitin 2012, në Paris, në muzeun e artit modern dhe bashkëkohor, “Center Pompidou”.
/a.r