Ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë hap rrugëtimin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Pas përjashtimit të Rusisë, kuqezinjtë luajnë sfidën e parë ndaj nordikëve në fushën e këtyre të fundit dhe me një fitore mund të marrin që sot vendin e parë në grup.
Trajneri Edi Reja prej ditësh provon një formacion që “Panorama Sport” e ka pasqyruar që në ditët e para të grumbullimit dhe e ka konfirmuar në sfidën e sotme. Kështu, në sulm do të jetë dyshja Seferi-Çikalleshi, me sulmuesin e Tiranës që do ta nisë kështu si titullar.
30′ Seferi
MINUTË PAS MINUTE
30’ GOOOL SHQIPERIA! Shënon Seferi i cili i jep avantazhin kuqezinjve pas një aksioni të Abrashit i cili tentoi portën, Portieri vendas nuk ia doli të largonte sferën dhe Seferi përfitoi duke shtyrë topin në rrjetë./m.j