Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka risolli në vëmendje nga foltorja e parlamentit rastin e vajzës 21-vjeçare nga Librazhdi e cila u kap duke tradhtuar dhe u dhunua nga vjehrrit.
Açka në fjalën e saj theksoi se vajza u la vetme përballë një policie që qeshte e tallaj me rastin e saj.
Gjithashtu ajo renditi në mënyrë konçize krimet e ndodhura brenda pak minuteve në dhomën ku u kap në flagrancë vajza e re dhe ku u dhunua nga i “gjithë fshati”.
“Prej disa ditësh kemi qenë dëshmitarë por edhe aktorë në të gjitha format që na jep liria të një ngjarjeje të hidhur të radhës ndaj një gruaja shqiptare. Po flas për ngjarjen tronditëse që ndodhi në Librazhd, në qarkun ku unë jam deputet së bashku me 13 kolegë të tjerë. Kolegët që janë marrë pa shumë bujë për ngjarjen kanë simpatinë time. Ne sytë e mi kjo ngjarje është në kufijtë e primitivizmit.
Të vendosësh një grua në qendër të bolorisë kombëtare dhe shteti i përfaqësuar në ngjarje me ca policë po aq primitivë sa agresorët, dogëndiset me rrethanat e një vajze që së paku përgjigjet të dalë gjallë nga një ngjarje që e ka krijuar vetë. Ky është shteti? Ky është shteti që keni ndërtuar ju dhe që mendimi që është i përsosur. Po jo shteti që dua unë dhe shumë e shumë shqiptarë.
Shihni se çfarë është konsumuar në pak minuta ndaj një qytetareje të mbrojtur nga kushtetuta.
Hynë në intimitetin e saj pa leje, me çizme me baltë, me ulërime me fjalor të poshtër, është krim. E rrahën me bastun, shpëtoi vetëm se bastuni nuk është automatik. Është krim! I heqin batanijen që ta shohin të zhveshur. Është krim! Marrin me vete dhe një zogori dëshmitarësh, që shuajnë të gjitha epshet. Është krim! E filmojnë të zhveshur, e shajnë në kor, i kujtojnë bukën dhe ujin dhe faktin që e ka dhuratë prej tyre. Është krim! E hedhin në internet, që ta turpërojnë enkas publikisht, duke harruar që mund të isha vajza apo gruaja e tyre, është krim! Thërrasin që mezi pret të vishet vajza, dhe policët tallen me situatën. Është krim! Ish-burri nga theqafja e tij kërcënon se do ta vrasë, vëllai nga larg kërcënon se do ta vrasë. Është krim!
Më falni zotërinjtë e shtetit sa krime duhen konsumuar në kaq pak kohë që ju të lëvizni makinerinë tuaj të ndryshkur. Apo mos u intimidua vallë shteti nga tradhtia e kësaj vajza. E kush? Ky shtet që bie fund e krye era seks!”, tha Açka./m.j
Rasti me vajzen nga Librazhdi eshte nje model social shume i rende.Megjithe tradhtine badhkeshortire ( qe shoqerisht dhe ligjerisht eshte e denueshem) publikimi i vdios ne kanalet televizive dhe rrjetet sociale eshte akoma me kriminal.Pse nuk denohen dhunuesut e vajzes dhe ata qe publikuan videot? Ligji duhet te veproj se nuk jemi ne mesjete