Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Fushë Krujës, ku pas një konflikti për motive të dobëta një 44-vjeçar ka qëlluar me armë ndaj fqinjit të tij, 62 vjeçarit, Lufti Kupa.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 62-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është dërguar me urgjencë për trajtim të specializuar drejt spitalit të Traumës.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, shtetasin Blerim Selaçi.
Fushë Krujë/Informacion paraprak:
Plagosi 62-vjeçarin me armë zjarri në këmbë, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.
Më datë 06.06.2022, në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, shtetasi B. S., 44 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin L. K., 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.d