Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Konispol, ku një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë, 22-vjeçari ka humbur kontrollin e motorit të tij, duke u rrëzuar. Gjendja e tij paraqitet e rëndë, pasi ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.06.2022, në rrugën “Çukë-Konsipol”, shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A.S., i cili është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.
/e.d