Oleg Hanku, drejtues i strukturës gjimnazistët e FRPD-së, ka reaguar ashpër ndaj aktivistes Evi Kokalari.
Me anë të rrjeteve sociale, Hanku ka përcjellë një mesazh për të gjithë demokratët, të rinjtë, të cilët sipas tij, janë të neveritur nga shpifjet e ulëta të një fantazme politike, pa identitet dhe kontribut politik.
Reagimi i plotë:
Si drejtues i struktures Gjimnazistet e FRPD e ndjej te nevojshme te jap nje mesazh per opinionin publik dhe anëtaret tane te cilet jane te neveritur nga shpifjet e ulta te nje fantazme politike, pa identitet dhe kontribut politik si Evi Kokalari!
Aspak e nderuara zonja pseudokonservatore,
Perpara se te hedhesh balte mbi nje person, qofte ky publik apo qytetar i thjeshte, domosdoshmerisht duhet te paraqesesh fakte dhe prova ne lidhje me akuzat qe percjell.
Deri me tani, ju nuk keni paraqitur asnje gje te tille dhe duket qartasi se ne kete mes, ju, jeni thjeshte papagalli i keqperdorur, qe i thone ne vesh thashethemnajat e ulta e te neveritshme, qe me zerin e tyre, njerzit qe po te perdorin nuk i thone dot, por nxisin nje kategori njerezish si ju, me nje nivel qesharak IQ-je, per te folur me zerin e tyre!
Kur aludon mbi punen dhe vlerat e nje institucioni politik si FRPD, minimalisht duhet te informohesh mbi aktivitetin e saj!
Duhet te dish dhe te mesosh se qendresa jone dhe e Belindit ka nisur qysh ne diten e pare kur PD doli ne opozite.
Ne nuk dolem sot kunder narkoshtetit, as dje kur ju i thurnit lavde mikut tuaj Erion Veliajt, por kemi qene konsistent ne qendrimet tona, duke sakrifikur shpesh here edhe lirine tone!
Beteja jone nuk ka qene e varur nga humori i dites, si ju, kur nje dite largohesh e dhjete here te tjera rikthehesh me haluçinacione te reja mbi koke, por ne kemi qene prezent çdo dite te vitit, te vendosur e te palekundur, ne dite te mira e te zeza per PD.
Nuk mund te hesht teksa ju hidhni balte mbi kryetarin e Frpd prej inateve personale tuaj se pse ai del me i votuari ne parti.
Duhet t’ju bej me dije se kjo nuk ndodhi rastesisht “zonje”, por eshte rezultat i nje pune shume vjeçare me strukturat dhe deget e partise.
Kur ju nuk njihni qofte edhe nje kryetar dege, Belindi nga ana tjeter, njeh jo vetem organiken e partise, por çdo anetar forumi, nga me i vjetri e deri tek me i riu, çdo organike dege te forumit, madje eshte e pamundur per te qe te mos jete pare e takuar se paku nje here me antaresine e pergjithshme te partise.
Shpresoj qe edhe vete ta kuptoni naivitetin, nese eshte i tille, dhe difrencen e thelle qe qendron mes jush!
Puna e nje dite nuk krahasohet me punen e dhjete viteve!
Gjithsesi po te rikujtoj se ne jemi rritur me gara dhe jemi produkt i tyre, po ashtu dhe me pengesa te shumta, por ne finale gjithmone kemi trimfuar!
Ju per momentin jeni nje asgje, per te cilen nuk ja vlen te ndotesh e te merresh!
Aha, se mos harroj, Te fala kush te pyesi!/m.j