Një motoskaf ka marrë flakë në fshatin Drimadhes këtë të hënë, duke i shkaktuar djegie në zona të ndryshme të trupit një 31- vjeçari që po punonte për ta riparuar atë.
Mësohet se i riu pas ndihmës që ka marrë në qendrën shëndetësore në Drimadhes, po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.
Dhërmi/Informacion paraprak
Më datë 06.06.2022, në fshatin Drimadhes, Dhërmi, ka marrë flakë, gjatë riparimit të tij, një motoskaf. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit.
31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
/e.d