Tifozat kuqezi kanë mbërritur në Islandë për të mbështetur kombëtaren shqiptare në përballjen e parë në Ligën e Kombeve. Përmes një postimi në Facebook duket se tifozët janë veshur me bluzen e kuqe që ka simbolin e shqiponjës në mes.
Ndër të tjera fton të gjithë ata që duan t’i bashkohen tifozëve që të takohen në orën 15:00 në Castello Pizzeria Lagmula dhe nisja për në stadiumin “Laugardalsvöllur” do bëhet në orën 17:30.
“Së bashku bëjmë kilometra! Për ty Shqipëri se je më e mira!” – shkruhet në reagim.