Kopshti Zoologjik hapi dyert këtë të shtunë për të pritur simpatizantët e kafshëve dhe shpendëve.
Mirëpo, jo të gjithë kanë dashamirësi ndaj botës së egër.
Një qytetar ka zgjedhur që të qëllojë nga rruga tigrin me gurë. Një gjest i shëmtuar, që duhet dënuar nga të gjithë. Kjo sjellje kërcënuese ndaj kafshëve bëhet në sy të fëmijëve që kanë ardhur të vizitojnë kopshtin.
Ndërkohë, të tjerë i kanë shkulur dhëmbët disa instalacioneve të vendosura si simbol i kafshëve të zhdukura.
Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale të qytetarëve të Tiranës që kanë dënuar masivisht sjellje të tilla vandale, ndërsa kanë publikuar foto me fëmijët e tyre në Kopshtin e ri.
/a.r
Kafshet me dy kembe sulmojne kopshti zoologjik.Cfar ti thuash vandaleve!
Ky që qëllon është një njeri primitiv, që mendon e vepron si kafshë! Ka nevojë të bëjë të paktën nja 3 vite burg, që të kthjellohen dhe ata që mendojnë si ky!
une kam nje mendim tjeter.
ta fusin ne kafaz me tabelen perkatese ” luan me dy kembe “
Me te vertet nje kafsh e padobishme as per kopshtin zoologjik nuk ben!!!!! Pyetjes retorike se a i vjen turp nga vetja kur shikon videon apo femijet e tij????