Kryesisht, ata dyshohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, por dhe për vepra të tjera penale, si mosveprim, apo veprime arbitrare.
Në raportin mujor të këtij institucioni thuhet se janë arrestuar në flagrancë 5 punonjës policie.
Me vendim gjykate, për një efektiv është caktuar “arrest në burg”, 1 arrest shtëpi dhe 2 të tjerë janë pezulluar nga detyra.
Në raport citohet se gjithsej kjo Agjensi ka trajtuar 221 ankesa. Numrin më të lartë të tyre e mbajnë ankesat për shkeljet që kanë kryer efektivët e Rendit dhe Sigurisë Publike.
Janë trajtuar për këtë kategori 91 ankesa. Lista e ankesave pasohet nga Policia Rrugore, ku janë trajtuar 72 ankesa. 40 ankesa të tjera janë trajtuar për efektivët e Hetimit të Krimit dhe për pak për sektorët e tjerë.
221 ANKESA TË TRAJTUARA
91 për strukturën e Rendit e Sigurisë Publike
72 për strukturën e Policisë Rrugore
40 për strukturën e Hetimit të Krimit
7 për strukturën e Kufirit dhe Migracionit
3 për strukturën e Shërbimeve Mbështetëse
2 për strukturën e Burimeve Njerëzore
1 për strukturën e Akademisë së Sigurisë
4 për strukturën e Gardës së Republikës
1 për strukturën e shërbimit Zjarrfikës/m.j