Teksa në Kuvend votohej për Presidentin e ri, Taulant Balla tha për mediat se fantazmat gjithmonë kanë një problem me gjeografinë. Kjo ironi shkonte për Sali Berishën, që më herët deklaroi se Konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare. Duke e cilësuar kështu ç’dekretimin e Begajt nga Meta si NUL.
“Është njësoj siç tha se deti ynë është i Greqisë. Apo siç kërkon ta bëjë Gjykatën e Parisit amerikane, duke qenë se nuk shkon dot në SHBA” – tha Balla për gazetarët.
Ai deklaroi se kandidatura e Bajram Begaj i ka kaluar të gjithë hapat ligjorë dhe kushtetues.
/a.r