Komisioni i Ligjeve është mbledhur para seancës plenare për të diskutuar kandidaturën e Bajran Begajt, për President të Shqipërisë.
Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha se Begaj i plotëson të gjitha kriteret për të kandiduar për President.
“Kandidatura është firmosur nga 37 deputetë. Sa i takon përmbushjes së kritereve të kandidatit, zoti Bajram Begaj rezulton se plotëson kërkesat ligjore dhe ato të integritetit. Rezulton nga dokumentacioni se kandidati për President është shtetas shqiptar dhe nuk ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Plotëson edhe kriterin e moshës. Ka pasur qëndrim të përhershëm gjatë 10 viteve të fundit. Begaj nuk ka asnjë problem ligjor. Zoti Begaj ka plotësuar deklaratat përkatëse në kuadër të detyrimeve ligjore. Ka paraqitur edhe formularin e dekriminalizimit
Nuk ka asnjë ndalim kushtetues për të vijuar procesin për zgjedhjen e presidentit” , tha ndër të tjera Bushka.
Ndërkohë Oerd Bylykbashi tha se Bajram Befaj nuk mund të zgjidhet president pasi është ushtarak aktiv.
“Ushtarakët aktivë e kanë të ndaluar të zgjidhen. Do të ishte e vlefshme nj CV më e plotë e kandidatit sepse duam të dimë cfarë do të votojmë ekzaktësisht. Gjithashtu na mungon dekreti i Presidentit. S’jemi këtu për të verifikuar a është Bajram Begaj mbi 40 vjeç apo jo” – tha ai.
Në përfundim të mbledhjes që zgjati rreth 30 minuta, Komisioni i Ligjeve vendosi ta dërgojë kandidaturën për kreun e shtetit, për votim në seancën e sotme.
/a.r