Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak orë nga votimi i Bajram Begajt në detyrën e Presidentit të Republikës, Meta ka firmosur tashmë lirimin e tij nga detyra e ushtarakut duke i hapur rrugën drejt Presidencës.
Ishte zëdhënësi i tij Tedi Blushi i cili postoi një video në rrjetin social facebook dhe shkruan: LIVE nga Stambolli – Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.
Sot do të votohet në Kuvend propozimi i PS-së, Bajram Begaj për postin e kreut të ri të shtetit.
Begaj, u dorëhoq sot nga gradat që mbante dhe nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Por para votimit në Kuvend, këtë dorëheqje duhet ta pranonte dhe kreu i shtetit Ilir Meta.
g.kosovari