Një shqiptar në Itali është vënë në pranga pasi sulmoi një klient në një bar, pasi donte që t’i vidhte një sasi parash. Për 50 euro, shqiptari i kafshoi klientit në lokal veshin.
Incidenti ka ndodhur në Trento ndërsa thuhet po ashtu se pasi i kafshoi veshin, shqiptari e goditi burrin me grusht dhe i shtrëngoi qafën derisa ai humbi ndjenjat.
Në ndihmë të klientit kanë ardhur punonjës të barit, ndërsa shqiptari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Agjentët, të koordinuar nga Prokuroria Publike e Trentos, pas një hetimi të shkurtër kapën grabitësin, e arrestuan dhe e dërguan në burg.
g.kosovari