Një person banues në Fier ka rënë pre e mashtrimit nga një djalë i ri, të cilin i ka lënë makinën për ta rregulluar në servis, por nuk e ka marrë më mbrapsht.
Policia tha se në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 57 vjeç, banues në Fier, “se në datën 31.03.2022, shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Fier, i ka marrë me anë të mashtrimit, me pretendimin për ta rregulluar në servis, automjetin tip “BMW”, të cilin nuk ia ka kthyer më”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.
g.kosovari