Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot ambientet e reja të Zoo Park Tirana, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se “Lali Eri më në fund e mbajti fjalën, që e kishte dhënë prej shumë kohësh”. Ai tha se “u desh punë e madhe që ky mjedis të rilindte edhe pse “plot gjëra dolën përpara për ta penguar”.
“Më në fund e mbajti fjalën, e kishte dhënë prej shumë kohësh. U desh të bëhej punë e madhe e ngatërruar me plot gjëra që dalin përpara, që dalin papritur dhe s’kanë lidhje, ja ku jemi sot në këtë Zoo Park të Tiranës. Një mjedis i rilindur tërësisht, i pakrahasueshëm me asgjë që ishte më parë.
Dua të falënderoj të gjithë ata që punuan për të arritur ditën e hapjes së dyerve të Zoo Park Tiranës. Është puna e shumë njerëzve.
Kjo strukturë është në zemër të kryeqytetit, është botë tjetër e afërt me botën e përditshme të banimit dhe aktiviteteve të tjera, gjë që u lehtëson prindërve rrugën për të ardhur deri këtu, gjë që e bën shumë më të bukur dhe të shëndetshme”, tha kryeministri Rama.
g.kosovari