Gjeneralmajor Bajram Begaj është emri i ri i propozuar nga kryesia e Partisë Socialiste për të qenë në krye të shtetit.
Begaj i cili vjen nga karriera ushtarake bëhet kështu presidenti i tretë nëse do të zgjidhet në Kuvend, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani.
Ndërkaq, para disa minutash Edi Rama ka folur pas mbledhjes së PS-së për emrin e Presidentit dhe ka dekalraur se kjo force do mbeshtese Bajram Begajn, shefi i shtabit te përgjithshëm te Forcave te Armatosura. Rama tha se janë përjashtuar emrat e kandidatëve që vijnë nga Partia Socialiste./m.j