Një fjalim me mesazhe të forta ka mbajtur sot në takimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kompozitori Osman Mula.
Ai ka marrë fjalën me forcë, ndërsa Paloka ka thënë se për diçka të tillë ka ndryshuar edhe procedurat.
Mula bëri një pasqyrë të gjendjes në vendin tonë dhe ka vlerësuar atë që e quajti drama “Foltorja”, si më e ndjekura në Shqipëri.
“Jam një regjizor kompozitor kam 7 çmime, kam nga Shkodra ime ja katër. Njerëzit kanë nevojë të shprehen dhe populli do të na dëgjojë, populli është me një dorë në valixhe në Rinas për të ikur. ju duam se na do shpirti. jemi pjesë e atyre që u inspiruan nga Foltorja, harruam nipërit e mbesat e thamë pas jush pash doktor Berishës, jemi pas foltores dhe Berisha është në ballë të saj.
Nëse do ta shoh si një dramë, drama foltore e shkruar nga Berisha ishte drama më e ndjekur për një vit në të gjithë Shqipërinë. Për ata personazhe unë kërkova fjalën, sepse kam respekt për ata njerëz që në 30 vjet dhanë gjithçka ndoshta nuk morën asgjë, me 5 lekë në xhep, por ama shpirti i tyte kishte art brenda.
Kryetari i shtetit telefonon SPAK. Si mund të bësh karshillëk e të shesësh pordhe kur në çdo raport Shqipëria del sa më keq, nga dhoma amerikane e tregtisë që tha se pengohet rruga për në BE, jemi mbytur me informacione të rreme, ku nuk sheh një investim. nuk u ndërtua një klasë të pasurish me para të pastra. as edhe një parametër normal nuk të garanton kjo qeveri, rendi për faqe të zezë.
Mmund të vrasësh këdo, sido, kudo. Mund të të rrahin me gjithë gruan e vajzën në mes të ditës, mund edhe të të pshurrrin në derën e shtëpisë për kunj, çmimet rriten po qeverisa rrjeshton sukseset nëpërmjet zëdhënësit të saj, kur populli ankohet, ai afrohet e të thotë mundohu të hash me zor.
Shiheni ku jetojnë ku bëjnë pushimet dhe shkollat. Blejnë median dhe një pjesë të opozitës. Jo kushdo ka të drejtë të kërkojë llogari se një pjesë e konsiderueshme e han bukën me turp. Mungojnë instrumentat për kërkesën e llogarisë. Këto i sheh gjithmonë në takim me të huajt
Kjo kohë solli politikë tallava dhe në krah të zhurmave dhe sirenavë të policisë kalon me eskortë Taulant Balla.
Në vend që të merremi me këtë palo shtet ne i bijmë njëri tjetrit. Përplasu andej, përplasu këtej. Kush i zgjedh këto njerëz që na kanë fatin e familjes në dorë, në fund pasi na rropën na dalin kundër. Asnjë nga ne që votojmë djathtas nuk e vëmë firmën në Borderon e shtetit. Nuk duhet të afrojmë njerëz me zor sepse na lënë në baltë.
Të ngremë një dhomë të të urtëve, një Senat me njerëz të ditur, nga sot me vendosjen e emrave të rinj në Kryesi duhet të fillojë puna të terren. E majta ka instikte vrastare të bllokut, e djathtë do të thotë financë dhe bankë. Në këtë vit ecim në dy rrugë: Nëpër Foltore apo blindim rrugësh, unë preferoj të parën”, tha ai./m.j