Prej dy vitesh Bora Zemani është moderatore e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, ku është përballur me sfida të ndryshme. Por problemi më i madh i saj duket se ka qenë me konkurrentët mbi 40 vjeç.
E këtë e ka thënë vetë Bora gjatë puntatës së një dite më parë të “Për’puthen”, ku në studio ishin disa prej konkurrentëve +40, për të diskutuar lidhur me dinamikat e programit dhe se si po vazhdon jeta e tyre.
Mes të pranishmeve ka qenë edhe një nga konkurrentet më të përfolura të atij edicioni, Luli. Kjo e fundit po i jepte disa këshilla Zemanit lidhur me jetën seksuale pas moshës 40-vjeçare.
“E kam shijuar, e kam thënë, e them dhe do e them. Bora kur të kalosh moshën 40-vjeçare do thuash: ‘Ka qenë një konkurrente e çmendur por paska patur të drejtë’. Pas moshës 40-vjeçare fillon dashuria dhe seksi. E bën seksin me ndjenjë. Unë për veten kështu e kam bërë”, u shpreh Luli.
Nga ana tjetër, Bora nuk e zgjati shumë këtë temë por rrëfeu se sa e vështirë ka qenë për të të drejtonte “P’ërputhen 40+”.
“Për mua ka qenë shumë e vështirë në fakt që të drejtoja këtë program me konkurrent mbi 40 vjeç sepse nuk dija si të pyesja dhe komunikoja me njerëz që ishin dyfishi i moshës sime”, tha moderatorja e njohur.
/e.d