Një tjetër ekzekutim në emër të një serie vrasjesh për hasmëri ka ndodhur sot në Shkodër. Tregtari i peshkut, Naim Bajri, u qëllua me breshëri arme nga një mjet tip “Benz” i cili u afrua pranë trotuarit duke qëlluar në drejtim të 68-vjeçarit.
Më pas autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të By Passit ku edhe kanë djegur mjetin. Naim Bajri mori 7 plumba në trup dhe vdiq në vend. punëtori mori një plumb në krah e për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Naim Bajri ishte i ulur në një lokal së bashku me punëtorin e tij Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur në krah. Pak pas ngjarjes është gjetur një automjet i djegur që dyshohet të jetë i autorëve.
Policia vendore dhe FNSH Shkodër kanë ngritur grupe kontrolli ndërkohë që në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur edhe grupe të RENEA-s.
/e.d