Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo, ka folur ditën e some në një emision televiziv për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Pollo solli në vëmendje negociatat maxhorancë-opozitë mes Nanos dhe Berishës në 2002-shin, për zgjedhjen e presidentit, ku u arrit konsensusi. Ai nuk i kurseu ironitë sa i takon kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enekelejd Alibeaj dhe deputetit Gazment Bardhi, që sipas tij për shkak të tyre opozita nuk u vendos në një pozicion unik.
Pas 48 orësh ne do të kemi një emër të presidentit të ri. A mund të ishte sërish modeli i zotit Nishani presidenti i ardhshëm?
Se çfarë mund të ishte është një debat të gjerë, dhe shumëkush ka idetë e veta. Por të japësh idetë për këto çështje, nuk është e dobishme. Atë që kam thënë unë dhe PD, është që përderisa Edi Rama ka maxhorancën në Kuvend, debati për një president konsensual është i pavend. ka pak gjasa që të kishte negociata të ndershme për të arritur në një konsensus për një emër të caktuar. Kam qenë i përfshirë në 2002-shin për zgjedhjen e presidentit të asokohe. Nano u ul në tryezë, me hir apo me pahir, u ul në mënyrë serioze dhe negocioi me ne në opozitë. Kam qenë me Berishën në negociata, dhe pas një procesi me emra dhe kritere, u kolaudua në një emër që nuk vinte nga partitë e opozitës, por kishte qenë afër saj. Opozita, ndryshe nga ky vit, gjeti gjuhën e përbashkët dhe caktoi një dërgesë që u ul përballë Nanos dhe Ruçit. Në këtë rast u arrit një proces real. Tani se kemi. Hapi do ishte që maxhoranca të pranonte që propozimi të vinte nga opozita. Por jo që na sillni ca emra, se do ju shikojmë. Nuk pati emra dhe që nuk pati firma, dëshmon atë që për shkak të Ali Beiu dhe Gazi Beut nuk arriti si 20 vjet më parë që të kishte pozicion unik. Për arsye që dihen, Kushti i parë nuk përmbushet, ndaj u dogjën 3 raundet pa propozim konkret.
Po ju them precedentin në 2005 nuk u bashkua opozita dhe çoi zyrtarisht emrat. Mbeti bosh një farë kohe, u ra dakord në parim që presidenti nuk do të zgjidhej me kandidatura nga 20 firmash por me marrëveshje politike. Kësaj radhe nuk kishim as unitetin e opozitës as vullnetin e Ramës. Që këtu kuptohet që tre raundet e para janë alibi për të thënë që i dhashë shansin opozitës dhe në raundin e katërt do vendosë atë që do.
Që të bënte testin opozita duhet të ishte e bashkuar gjë që ka ende deputetë që luajnë solo balerina dhe jo në koncert. Në këto kushte është e vështirë të përballosh mazhorancën. Kur ulesh nuk ulesh vetëm për të ndjekur procedurën. Nuk kemi testim, por ndodhinë e parashikuar që do të ndodhë. Angazhimi i mazhorancës nuk erdhi. Është pa kuptim të futesh në një procedurë të tillë. Grupi i ‘Ali Beut’ për fat të keq e bëri vetën qesharak duke nisur një proces pa kokë e këmbë. Një opozitë që nuk ka numrat mund të vendosë mos paraqesë fare kandidatë duke pasur parasysh që nuk ka shanse. Flas për ne pasi në legjislatura të tjera funksionon ndryshe, në Itali psh.
Ne kemi një Parlament me një dhomë të vetme që shumicën e ka mazhoranca. Në këtë kontekst të pretendosh për emra në rastin normal është budallallëk. Në rastin malinj është të bëhesh qesharak ose të përdoresh.
/a.r