Deputeti i PS, Petro Koçi është shprehur se emri i presidentit do dalë të shtunën (4 qershor) ku do të, mbahet dhe raundi i katërt për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Në një intervistë për Ora News, Koçi tha se nëse PD do të ishte e unifikuar do të kishte një veprim më të qartë dhe ndoshta një propozim konkret për presidentin.
Petro Koçi: Të shtunën e sigurt emri i presidentit. Deri më tani procesi është konfedencial dhe ky është një proces i natyrshëm.
Nëse PD do të ishte e unifikuar do të kishim një veprim edhe më të qartë dhe më të materializuar për propozim konkret. Por fakti se ato janë dy palë dhe përgjithësisht akuzojnë njëra-tjetrën për tradhti besoj se i ka penguar të bënin ndonjë hap real, në këtë drejtim.
Ai tha se mazhoranca ia la të drejtën e propozimit opozitës në tre raundet e para ndërsa shtoi se në këtë proces PS nuk ka asnjë përgjegjësi.
Petro Koçi: Ne ia kishim lënë të drejtën e propozimit opozitës për tre raundet e para. Këtu s’ka ndonjë përgjegjësi PS. Sigurisht që retorikat opozitare, gjithmonë përpiqen që për çdo gjë që nuk ndodh siç duhet të akuzojnë mazhorancën.
Qasja jonë ka qenë për një figurë sa më të pranueshme nga opozita, nëse jo nga e gjithë opozita nga një pjesë e saj. Nuk ka ndonjë interes mazhoranca që presidenti të quhet patjetër i veti. Një pjesë e akuzës nga ana e opozitës është e pambështetur.
I pyetur për mundësinë nëse presidenti do të zgjidhet përmes referendumit, Koçi u shpreh: Kjo është një çështje zgjedhje, ka vende që e kanë edhe me zgjedhje të drejtpërdrejt, pavarësisht se mund të mos kenë kompetenca ndryshe nga presidenca shqiptare, por është e menduar gjithmonë që Shqipëria të futet në një proces + elektoral.
Koçi teksa është ndalur sërish të PD tha se situata e krijuar në këtë parti është e natyrshme, duke shtuar se kjo forcë politike ka qenë e sunduar nga klani ‘Berisha’
Petro Koçi: Kjo është një situatë e natyrshme në PD . Është një pasojë e natyrshme, në kuptimin se kështu duhet të përfundonte. PD ka pasur gjithmonë profilin e Berishës dhe ka mbetur pak a shumë një parti, private dhe e sunduar nga klani Berisha. Të gjithë përpjekjet e Bashës ishin të sforcuara sidomos për shkak të presionit amerikan për të bërë një distancim nga ky profil dhe ka mbetur pak a shumë një parti private e sunduar nga klani Berisha.
Koçi tha se de fakto kemi dy PD, ndërsa ritheksoi faktin se Gjykata ia lë në dorë partinë Berishës, PS nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me të.
Petro Koçi: De fakto kemi dy PD. Ajo që thoni ju që në PD është Berisha është një gjë që ka shumë pikëpyetje brenda sepse është në Gjykatë. Pavarësisht se çfarë ndodh me Berishën nuk do të ketë bashkëpunim me Berishën./m.j