Në reagimin e parë që bëri pas daljes nga “Big Brother Vip”, Donald Veshaj tha se ka vendosur që të ndërtojë nga paratë e tij 4 shtëpi për familjet në nevojë, duke ftuar edhe fituesin Ilir Shaqiri që të bëhet pjesë e nismës. Megjithëse ky i fundi e refuzoi ftesën e aktorit, së fundmi ka zbuluar se me një pjesë të çmimit të madh që fitoi do të ndërtojë 2 shtëpi për familje në nevojë.
Në një intervistë për “Revista Who”, fituesi i BBV u pyet se çfarë ka bërë me paratë që fitoi nga BBV. Ai bëri një ndarje të parave, duke sqaruar se përveç bamirësisë një pjesë e 100 mijë eurove ia ka dhuruar Sabianit, familjarëve të tij dhe bashkëshortes së tij Emanuela Morinit.
Sa i përket planeve për tu zhvendosur në Tiranë, ai tregoi se dëshiron që një ditë ta shijojë kryeqytetin si në adoleshencë.
“Planet për t’u zhvendosur në Tiranë po piqen, po analizohen. Për momentin unë jam në Tiranë dhe nuk po lë pas dore punën dhe jetën time në Itali. Dëshiroj që një ditë ta shijoj Tiranën time si në adoleshencë, moment për moment, sepse jam shumë i lidhur me qytetin tim. Për momentin kam plane pune sa i përket sezonit të verës, do jem prezent në Mik Festival, drejtuar nga Inva Mula, në një natë baleti i kryqëzuar me disa gjini të artit skenik, në datën 29 korrik në Korçë.”- rrëfeu fituesi i BBV.
g.kosovari