Ish zv.kryeministri Erion Braçe ka një mesazh për Bordin e Transparencës, i cili vendos çmimet për karburantin në vend.
Ai sjell në vëmendje që sot çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka shkuar nga 120 dollarë/fuçi që ishte në 31 maj, sot në 2 qershor ka shkuar në 112-113 dollarë.
Braçe i bën thirrje që të reflektojnë këto çmime edhe për tregun shqiptar, teksa ka ngritur edhe dyshime për bazat mbi të cilat përcaktohen këto çmime.
“Nafta tani; Nga 120 dollarë/fuçi më 31 maj, në 112-113 dollarë/ fuçi tani. Meqë po shisni me 248 leke/litër, jo për gjë tjetër! Se ju shisni sipas bursës apo jo, jo sipas rezervave te rafinerive e sipas rezervave tuaja kur blini nga rafineritë! Apo jo”, shkruan Braçe.
/a.r