Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur fillimin e stërvitjeve ushtarake të të ashtuquajturave ‘Forcat Raketore Strategjike Bërthamore.’
Stërvitjet përfshijnë raketat balistike ndërkontinentale Yars, të cilat janë gjenerata e re e raketave të testuara për herë të parë në vitin 2007. Ushtria ka bërë të ditur se stërvitjet, të cilat po zhvillohen në rajonin e Ivanovës pranë Moskës, përfshijnë rreth 1 mijë persona dhe e më shumë se 100 automjete.
Stërvitjet përbëhen nga patrullimet, ngritja e sistemeve raketore dhe mbrojtja e tyre nga sulmet.
Manovrat u njoftuan disa orë pasi SHBA tha se do të furnizonte ukrainasit me sisteme të avancuara raketash, megjithëse njoftimi për shtyp i ushtrisë ruse nuk i referohej lajmeve nga Uashingtoni.
/e.d