Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njoftoi se vendi i tij ka rënë dakord për një marrëveshje të re trevjeçare për furnizimin me gaz me ofruesin shtetëror të energjisë ruse, “Gazprom”.
Lajmi erdhi në një kohë të vështirë dhe duke e bërë këtë, Vuçiçi shkaktoi “një kokëdhimbje” të re për aleancën perëndimore anti-Putin dhe, veçanërisht, për Bashkimin Evropian, shkruan CNN-i në një analizë të publikuar të mërkurën.
Në anën tjetër të kontinentit, krerët e shteteve të BE-së u zhytën në negociata rraskapitëse për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Moskës. Marrëveshja përfundimtare, e shpallur në orët e vona të së hënës përfshin një ndalim të pjesshëm të importeve të naftës ruse në bllok.
Por Brukseli u detyrua të bënte një përjashtim për naftën që importohet në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke nëpërmjet një tubacioni, në mënyrë që të kishte unitet brenda bllokut. Ky veprim u pa nga disa anëtarë të BE-së si një lëshim i madh.
Serbia nuk është një vend anëtar i BE-së. Ajo është pjesë e një plani të zgjerimit të BE-së që përfshin gjithashtu disa nga fqinjët e saj. BE-ja është e vendosur të zgjerohet në Lindje dhe e sheh Ballkanin Perëndimor si çelës për sigurinë evropiane – aq më tepër në ritën e pushtimit rus të Ukrainës.
Nga këto shtete ballkanike, Serbia në veçanti shihet si vendimtare për shumë arsye. Madhësia e saj, popullsia dhe vendndodhja gjeografike e bëjnë atë një aktor kryesor në gjeopolitikën e rajonit.
Megjithatë, Serbia është gjithashtu shumë e varur nga Rusia kur bëhet fjalë për gazin. Ajo është gjithashtu ushtarakisht bashkëpunuese me Moskën. Shkurt, Serbia përfiton jashtëzakonisht shumë nga marrëdhënia e saj me Rusinë dhe edhe nëse anëtarësohet në BE, nuk do të dëshirojë t’i djegë urat e saj me Kremlinin.
Kjo krijon dy realitete të njëkohshme për BE-në që, të cilat kur vendosen pranë njëra-tjetrës janë mjaft të vështira për t’u bashkërenduar.
Ndërkohë që Serbia ka mbështetur disa rezoluta të OKB-së që dënojnë pushtimin e Ukrainës, ajo nuk e ka sanksionuar Moskën ose nuk është rreshtuar me Brukselin për sanksionet kundër Moskës, diçka që pritet prej shteteve kandidate. Marrëveshja e re për gazin rus, vlerësohet hap i shpejtuar nga disa zyrtarë të BE-së./ e.d
Cka i intereson Serbise se cka mendon Evropa ,Serbija e din shum mire se sa e dobet esht Evropa kunder Serbise ,as Amerikanet nuk i interesojne Serbise kur Serbija mbeshtetet forte nga Kina dhe Rusija ,Serbija kure nuk dote denohet edhe sikur neser ta mari Kosoven nuk dote kundershtohet nga askush ndoshta me flale dhe aty mbetet as Turqija nuk dote flase pse Serbija ja mbyll gojen me Kurdet.