Bashkimi Demokratik për Integrim, shkurt njohur si BDI, është partia më e madhe politike e shqiptarëve me seli në Shkup, Maqedoni.
Koncerti i cili do të mbahet për 20-vjetorin e themelimit të partisë do t’i kushtojë shtrenjtë BDI-së. 100 mijë euro shkon shifra e koncertit.
Këto para edhe pse në kohë krize do të shkojnë për këtë koncert ku janë të ftuar disa këngëtarë kosovarë. Këngëtarët do të marrin shuma marramendëse për vetëm pak minuta performim.
Nëpër rrjete sociale po qarkullon lista me emrat e këngëtarëve si dhe paratë që ata do të marrin në koncert.
Ai që ra më shumë në sy është reperi Buta i cili këto ditë ka qenë jashtë mase i përfolur në media, në lidhje me një vrasje të kryer në qendër të qytetit të Ferizajt.
Buta nga partia BDI, do të marrë 4 mijë euro.
Më i paguari në listë rezulton të jetë Ledri Vula i cili do të marrë plotë 8 mijë euro për performancën e tij në koncert.
Pas tij vjen Dafina Zeqiri, Tayna dhe Getoar Selimi të cilët do të paguhen me nga 7 mijë euro.
Ndërsa Nora Istrefi, Lumi B dhe dy këngëtarë shqiptar njëri nga Kumanova e tjetri nga Tetova, Bardhi dhe S4MM, do të paguhen të dy me 4 mijë euro.
/e.d