Duket se një tjetër gjeneral i rëndësishëm i ushtrisë së Vladimir Putinit, ka dalë “jashtë loje”. Sipas mediave të huaja, thuhet se prej më shumë se dy javësh, gjenerali Aleksandr Dvornikov, duke shtuar dyshimet se ai mund të jetë “spastruar” nga Putini.
Gjenerali Valery Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë, besohet gjithashtu se është zhdukur gjatë luftës në Ukrainë, ndërsa sërish përflitet se është Putini ai që ka vendosur për fatin e tij.
Lajmi për zhdukjen e Dvornikov, një ndër gjeneralët kryesorë të presidentit rus, vjen pas pretendimeve se deri tani 9 gjeneralë janë vrarë.
Zhdukja e Dvornikov u raportua fillimisht nga New York Times, pas një informacioni nga zyrtarët amerikanë.
/e.d