Avioni privat i Mbretëreshës Elizabeth II u detyrua të ndërpresë uljen e planifikuar në Londër, duke bërë që monarkja të kalonte minuta tmerri në ajër. Kjo pasi moti i keq detyroi pilotin e avionit personal të saj të qëndrojë për 15 minuta në ajër, sepse ulja në aeroportin e Londrës ishte thuajse e pamundur. Gjë që e ka konfirmuar Pallati Buckingham.
Mbretëresha, e cila kishte qëndruar për një periudhë të shkurtër në pronën e saj në Angli, e më pas gjatë kthimit avioni i saj tentoi të ulej në RAF Northolt, në veriperëndim të Londrës, por më pas piloti u tërhoq dhe fluturoi për 15 minuta. Ai u nis nga Aberdeen pas orës 13:00 nën një rrebesh shiu, ndërsa edhe në Londër gjeti një mot me rrufe dhe breshër. Pasi moti u përmirësua, piloti arriti të bëjë ulje të sigurt.
Një zëdhënës i Pallatit Buckingham konfirmoi për Daily Mail se ngjarja nuk kishte krijuar shqetësime për sigurinë për monarkun 96-vjeçar.
g.kosovari