Aktori i humorit Ermal Mamaqi së fundmi është kthyer në një person i cili motivon njerëzit të kenë suksese në jetë. Ai publikoi një video ku tregonte se si mësuesja e tij i kishte thënë që nuk do të bëhesh kurrë dikushi në jetë pasi nuk ishte mirë me mësime.
Mamaqi thotë se ajo e kishte gabim pasi ai tashmë ka 200 punëtorë, 9 kompani dhe i mëson njerëzve si të bëjnë sukses, pikërisht duke mos dëgjuar njerëz si zysha. Ai e ka publikuar videon në formë që të motivojë të tjerët që të mos dëgjojnë se çfarë thonë të tjerët.
“Një zysha ime e 8-vjeçares me thoshte ‘Ti Mamaqi nuk ke për tu bërë njeri, s’ke për të bërë asgjë në jetën tënde’. Kam 200 punonjës, kam 9 kompani dhe i mësoj njerëzit që të kenë sukses duke mos dëgjuar njerëzit si ty”- shprehet Mamaqi në video.
g.kosovari
Edhe une kur kam qene ne gjimnaz nuk kam pasur vleresim nga disa mesues qe me konsideronin si pa motiv ne mesime.