Leze Qosa u gjet e pajetë ditën e djeshme në periferi të qytetit të Shkodrës. Trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe do t’i nënshtrohet autopsisë në mënyrë që të zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së saj.
Një banor i zonës i telefonoi policisë për ta raportuar se një person i pajetë ndodhet në një livadh në afërsi të “ByPass”-it të Shkodrës. Menjëherë pas kësaj telefonate, efektivët mbërritën në vendngjarje, duke nisur hetimet. Motra e saj ka deklaruar se e ndjera vuante nga depresioni.
Gruaja ishte larguar nga banesa në 8 maj të këtij viti dhe ishte e motra ajo e cila 10 ditë pas zhdukjes së saj vuri në lëvizje policinë.
g.kosovari