Në SHBA është publikuar një video tronditëse ku shihet një student 10-vjeçar në pranga dhe një oficer policie që e shoqëron në departament pasi dyshohet se kërcënonte me vrasje masive.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, nxënësi u arrestua vetëm pesë ditë pas masakrës në shkollën fillore Rob në Ovalde të Teksasit, ku 18-vjeçari Salvador Ramos vrau gjakftohtësisht 19 nxënës dhe dy mësues.
Nxënësi akuzohet se ka kërcënuar me gjakderdhje në shkollë .
Sipas raportit, djali dhjetë vjeçar nga shkolla fillore Patriot në Cape Coral, Florida, dyshohet se i dërgoi një mesazh shokut të tij duke pretenduar se kishte blerë katër pushkë./m.j