Gerry Cardinale ka firmosur kontratën e blerjes së Milanit. Zyrtarisht aksionet e klubit kuqezi kalojnë nga Elliot te RedBird për shifrën e 1.3 miliardë eurove. (Është e mundur të zyrtarizohet nesër) Merkato e klubit është prioritet maksimal. Duke filluar nga Paolo Maldini, i cili së fundmi u shpreh i zhgënjyer për mungesën e ofertës së rinovimit.
Drejtori ekzekutiv Gazidis do t’i dorëzojë një kontratë të re ish-kapitenit dhe Massara-s, dhe më pas të fillojë të punojë për forcimin e ekipit. Jo vetëm blerjet, sigurisht: një nga çështjet e para që do të trajtohet do të jetë rinovimi i kontratës së Leaos.
RedBird tashmë ka përvojë në botën e sportit dhe, megjithëse buxheti dhe përcaktimi i punës janë padyshim ende për t’u njohur, pritet vazhdimi i vizionit të Elliott: investime të qëndrueshme, profile me një perspektivë të madhe dhe rritje graduale të vlerës së skuadrës.
Operacioni do t’i sjellë Elliott 1,3 miliardë euro në dorë për shitjen e shumicës së aksioneve të klubit te “RedBird”, ndërsa fondi i familjes Singer do të mbajë afërsisht 30% të aksioneve.
g.kosovari