Sali Berisha ka thirrur të premten e kësaj jave mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Ashtu siç paralajmëroi dhe Edi Paloka të shtunën e kaluar, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë nënkryetarët dhe sekretarët e kësaj force politike.
Siç mëson gazeta “Panorama”, Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boçi janë dy emrat që lakohen për postet e nënkryetarëve.
Burime i thanë “Panorama” se Ivi Kaso është një nga emrat e përfolur për sekretar ligjor dhe çështjet zgjedhore, ndërsa Albana Vokshi do të rizgjidhet kryetare e Lidhjes së Gruas.
Njoftimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike:
Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.
Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.
Edi Paloka
Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD