Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi I tritolit në një automjet luksoz, gjatë natës në Tiranë.
Mësohet se pronari i automjetit është Artan Lleshi i cili jeton më shumë jashtë shtetit , kryesisht në Angli. Lleshi është nga Fani i Mirditës.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptare.
Gjithashtu dyshohet se Lleshi është i përzier në grupe kriminale. Kjo është pista e parë e hetimeve.
/a.r