Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku prej 5 ditësh trupi i pajetë i një 60-vjeçareje ka mbetur në morgun e spitalit.
Kjo pasi familja nuk pranon ta marrë dhe ta varrosë, pasi sipas mediave greke, viktima i përkiste komunitetit LGBTQI dhe punonte si prostitutë.
Për këtë çështje kanë reaguar përfaqësues të të drejtave të njeriut, përfaqësues të komunitetit LGBTQI, e po ashtu edhe kryetari i Bashkisë, duke deklaruar se nëse familja refuzon të kryej ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit, do ta bëjë vetë ai./m.j