Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në Gjermani ku gjendja e tij shëndetësore u rëndua për shkak të infektimit me COVID.
Njoftimi u bë nga nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj në nisje të seancës së sotme parlamentare.
Deputetët e pranishëm në sallë u ngritën në këmbë, duke mbajtur heshtje në përkujtim të figurës së Nishanit, ndërsa në fund Felaj u shpreh: I paharruar.
g.kosovari