Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar qytetarët se prej të mërkurës, 1 Qershor do të ndalohen qeset plastike një përdorimëshe.
Ndërsa ka publikuar një video në Facebook, Rama shkruan se do të nisë një epokë e re “për Shqipërinë patriotike”.
“MIRËMËNGJES
dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.