Nga Ferdinand Dervishi
Ky është një udhëtim pas në kohën kur në Tiranë ligjin nisën ta bënin bandat e para të të fortëve, bëmat e të cilave tashmë rrëfehen me peshë legjendash.
Më i pari i të fortëve të Tiranës së sapo çliruar nga rendi komunist, do të ishte Gazmend Muça, gangsteri që kontrollonte rrugën “Bardhyl”. Historitë e tij të kohës së komunizmit kanë mbetur të turbullta. Është përfolur dëshira për të kalëruar, madje thuhet se ka provuar edhe birucën pas vjedhjes së një kali në një ndërmarrje bujqësore.
Ndërsa ngjarja që do e ngjiste në fronin e mbretit të të fortëve do të ishte eksodi masiv i fillim gushtit 1991 në drejtim të Italisë.
Saktësisht bëmat e Gaz Muçës fillimisht u lidhën me anijen “VLORA”, që udhëtoi nga Durrësi në drejtim të portit italian të Barit, më 8 gusht. U përfol se ai drejtonte një grup të armatosur, se kishin marrë komandën e anijes, se kishin vendosur rregull mes mijëra njerëzve dhe se, në ndonjë rast, të pabindurit, i kishin flakur në det.
Konfliktet mes grupeve të para të gangsterëve të Tiranës nuk ngjajnë aspak me ato të të fortëve të kohëve aktuale. Ato shkaktoheshin për konflikte banale të lindura për shkak të karshillëkut, fyerjeve dhe sidomos për cenim të territorit.
Fare i rëndomtë do të ishte edhe konflikti që do të çonte në vrasjen e egër të Gazmend Muçës, por ishin rregullat e kohës ato që nuk e toleronin.
Pas vrasjes së Gazmend Muçës, regjistruar në datën 7 prill 1992, për fat policia arriti të arrestonte një nga autorët, Neim Zyberin, edhe ky një tjetër emër legjendar për kohën. Por edhe pse drejtësia nuk e fal, duke e dënuar me 25 vite heqje lirie, Neim Zyberi, ashtu si shumë të burgosur të tjerë, do të fitonte shumë shpejt lirinë….
Pikërisht historitë e plota të të fortëve të parë të Tiranës, nga Gazmend Muça te Neim Zyberi, Franc Konomi, Miri i Xhikes e të tjera. /abcnews
Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:
g.kosovari