Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe mbrëmjen e djeshme publikoi këngën e saj më të re për të gjithë tradhëtarët.
E veshur si një cigane, Aurela si çdo herë tjetër ka goditur në zemrat e të gjithëve duke dhënë kështu dhe një mesazh për të gjithë ata të cilët tradhëtojnë ditët e sotme.
Ky projekt i ri i këngëtares vjen pas lajmit se për shkak të një problemi me kordat e zërit do të qëndrojë pak kohë larg nga muzika për t’u rikthyer më pas më e fuqishme se asnjëherë./m.j