Roma është gati për të bërë një lëvizje të re në stafin drejtues. Kryeqytetasit kanë menduar që të marrin Francesko Totin si drejtor teknik.
Një lëvizje e tillë rezultoi mbreslënëse te Milani me Maldinin, teksa ky i fundit goditi me afrimet e tij te kuqezinjtë duke i dhuruar titullin kampion.
Ndërkohë edhe sa i përket entuziazmit të tifozëve, afrime të lojtarëve të tillë i afrojnë më shumë sportdashësit me ekipin.
“Corriere dello Sport” ka raportuar se kontaktet e para mes palëve kanë ndodhur në Tiranë dhe përshtypja është se ka optimizëm për gjetjen e marrëveshjes.
Toti gjendej në kryeqytetin shqiptar për të parë finalen e Conference League mes emrave të shumtë që mbërritën në Shqipëri, me CV të pasur në futbollin e Europës./m.j