Pedagogia dhe studiuesja e punëve sociale Sabina Belshaku gjatë një interviste për Ora Neës me gazetaren Anila Zyberaj foli mbi një rast të shumë përfolur ditëve të fundit. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte një grua e cila u filmua nga prindërit e bashkëshortit teksa u kap mat me të dashurin e saj.
Belshaku tha se video është dëshmi që tregon se si trajtohet vajza dhe gruaja shqiptare në këtë kohë.
Sabina Belshaku: “Videoja për mua është një dëshmi e gjallë e një fenomeni që ka kapur shoqerinë shqiptare. Dëshmon hapur shoqerinë tonë patriarkale. Ne jemi produkete sociale të mendësisë sonë patriarkale. Manifestohet dukshëm në rolet dhe atributet gjinore të cilët kanë ndërtuar strukturat tona sociale të turpit dhe të nderit. Është dëshmi e një videoje që tregon se si trajtohet vajza dhe gruaja shqiptare në këtë kohë. Shoqeria shqiptare është ende e ngurtë sepse vajzat shqiptare ende kanë ëndërrën për martesë, e shohin si të vetmen mënyrë me të cilën mund të dfalin nga sundimi i babalarëve i vëllezërve. E shohin si një mënyrë përmes së cilës mund të gëzojnë respekt. Unë e shoh rastin një manifestim atipik shqiptar me doza të mendësisë tradicionale patriarkale dhe të lidhur me faktorë të tjerë social si varferia, papunësia.”
Sipas saj në rast se i njëjti rast do ti kishte ndodhur një djali do të shikohej me më shumë lavde krahasuar me pozicionin e gruas, kjo për hirë të mendësisë.
Sabina Belshaku: “Nëse do ta kishte bërë burri një tradhëti do të shikohej me më shumë lavde krahasuar me pozicionin e gruas, kjo për hirë të mendësisë. Ne e dimë që kur lindte gruaja qanin edhe trarët e shtëpisë. Apeli im është që ne të fuqizojmë strukturat mbështetëse të familjes, ti mësojmë familjet si të përballin krizat e brëndshmë. T’iu mësojmë linjat e komunikimit brenda familjes, të fuqizojmë më shumë rolin e gruas.
Zonje shko bej shkoll per vete mos u merr me shoqerine ti se ske b…th duhet te besh edukate morale si ne kohen e xhaxhit jo edukim sexi, po pse nuk shkoime burre ajo? Apo me gomar! Sipas jush zhvillim dhe me kulture quhesh kur shkerdhehesh zonje? Prandaj na quan patriakale? Perse ekziston fjala nder zonje? Ti spaske as din as iman.