1738- Lindi mjeku francez Joseph Ignace Guillotin, profesor i anatomisë. Gjatë Revolucionit Francez, ai propozoi realizimin e një pajisjeje për prerje koke, e cila do të pakësonte vuajtjet e të dënuarit. Që nga viti 1792, kjo pajisje mban emrin e tij.
1843- Vdiq filologu dhe leksikografi amerikan Noah Webster. Më 1806, ai botoi fjalorin e tij të parë të gjuhës angleze, “Fjalorin Përmbledhës të Gjuhës Angleze” dhe në 1828, fjalorin tjeter që mban ende emrin e tij.
1937- Vdiq psikologu austriak Alfred Adler, një nga ndjekësit e Frojdit. Ai u nda nga Frojdi në vitin 1912 duke themeluar drejtimin e psikologjisë individuale (“Praktika dhe teoria e psikologjisë individuale”, “Njohuria e njeriut”, “Për karakterin nervor”).
1972- Vdes në Paris Duka i Windsor-it. Si Mbreti i Anglisë, Eduardi VIII ngjitet në fron në vitin 1936, por abdikon në të njëjtin vit për shkak të martesës së tij me amerikanen Wallis Simpson.
1982- Papa Gjon Pali II mbërrin në Britaninë e Madhe, vizita e parë e një pape katolik romak në vend që nga viti 1531.
1998- Pas testit të pestë bërthamor, Pakistani zyrtarisht bëhet fuqi bërthamore.
2015- Louise Richardson është gruaja e parë që emërohet në krye të Universitetit të Oksfordit që nga themelimi i tij në 1230. BETA