Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë sot një aksion për prishjen e dy objekteve në Himarë, në kuadër të projektit për shëtitoren e qytetit.
Operacioni po zhvillohet në një zonë shumë pranë detit, ku specialistët e IKMT-së po punojnë për shembjen e dy objekteve 3-katëshe. Mësohet se sipërfaqja e dy objekteve që do të shemben është 687 m² dhe 176 m².
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë të hënë aksionin në jug të vendit, për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit të shëtitores së Himarës.